27-07-2024

Në pikëkalimin e Vërmicës një i arrestuar për posedim narkotikësh

Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës së Prizrenit është arrestuar një i dyshuar (K/Shqiptar) për shkak të posedimit të substancave narkotike, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se gjate kontrollit të veturës me targa vendore, të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një qese plastike me substancë narkotike e llojit marihuanë, me peshë 1.90 gr.

Po ashtu i janë gjetur edhe vegla të narkotikeve si;  mulliri për bluarjen e Marihuanës, letra (rizllat) për mbështjelljen e saj 1 (një) llulleqe e cila përdoret për tymosjen e narkotikeve.

Pas intervistimit nga ana e Policisë dhe vendim të prokurorit i dyshuari lirohet ne procedure te rregull. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.