12-10-2024

Me dokumente false nga Hungaria në Londër, arrestohen dy shtetas shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë dhe një ukrainas janë vënë në pranga në Hungari. Mediat vendase shkruajnë se tre personat u arrestuan në qytetin Debrecen, në Hungarinë lindore, transmeton ‘Panorama’.

Sipas policisë hungareze ata janë kapur në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.

Tre personat ishin duke udhëtuar për në Londër nga aeroporti Debrecen, duke shpresuar të mos pikaseshin që ishin me letra false. Por nuk ndodhi kështu, pasi ata u prangosen gjatë kontrollit të dokumenteve.

Për tre të arrestuarit ka filluar procedimin penal nën dyshimin e falsifikimit të dokumenteve publike.

Asnjë koment

Comments are closed.