27-11-2024

ME: Humbje deri në 99 milion euro nga vjedhja e energjisë

Nga Ministria e Ekonomisë kanë bërë të ditur se ditëve në vijim institucionet do të qëndrojnë në monitorim të aksioneve të KEDS-it për të ndalur vjedhjet e energjisë.

Deri në 99 milionë euro parasheh Ministria e Ekonomisë që të jetë kosto e vjedhjes së energjisë elektrike gjatë vitit 2022, nëse çmimi i energjisë nuk rritet më tej në bursat ndërkombëtare, apo 26 ditë pune të të dy blloqeve të Termocentralit “Kosova B”, për t’i mbuluar vjedhjet e energjisë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga kjo ministri, aty ku kanë treguar edhe koston e  vjedhjes për një vit më parë.

“Përdorimi i paautorizuar i energjisë elektrike, humbjet komerciale të KEDS-it, pra vjedhjet e energjisë elektrike gjatë vitit 2021, do të kushtonin deri në 110 milionë euro, nëse do të bliheshin të gjitha me çmimet e importit ose, thënë ndryshe, dy blloqet e Termocentralit “Kosova B” duhet të punojnë 31 ditë në vit për t’i mbuluar vetëm vjedhjet e energjisë elektrike

Asnjë koment

Comments are closed.