Më i pasur zotëriu i parë sesa presidentja
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani në bankë kesh i ka të deklaruara vetëm 294 euro. Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, pasuri të paluajtshme të bashkëshortit banesë në vlerë 59 mijë euro, garazh kolektive 6 mijë euro, shtëpi 180 mijë euro.
Ndërsa prona të përbashkëta i ka deklaruar që ka banim në varg 170 mijë euro, tokë në vlerë 35 mijë euro dhe banim varg-shitja e shtëpisë në Australi në pronësi të bashkëshortit në këtë vit në vlerë prej 520 euro.
Të hyrat e pagës më të larta i ka bashkëshorti i presidentes Prindon Sadriut i cili ka deklaruar se merr pagën vjetore mbi 36 mijë euro. Ndërsa presidentja pagë vjetore e ka deklaruar 33 mijë euro dhe mbi 7 mijë euro të hyra nga mëditjet dhe udhëtimet zyrtare./IO