18-05-2024

Prizren: A tregoi 2023-ta se “Karabashi” po shkon drejt zbehjes?!

Në Prizren dje është kremtuar festa tradicionale që njihet si “Dita e Karabashit”, ndërsa kremtohet në kuadër të Shën Gjergjit.

Për dallim nga herët tjera, kësaj radhe ka pasur shumë më pak qytetarë, se sa zakonisht kur mbushej pjesa e parkut të qytetit dhe përreth tij, si dhe pjesa rreth qendrës sportive, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Nisur nga kjo një numër i qytetarëve ka shtruar pyetjen, nëse kjo ka ndodh për shkak të migrimit,  zhvendosjes së madhe të popullatës në qytet, ndryshimit të mendësisë, komunikimit më të shpeshtë të fshatrave me qytetin, apo nëse edhe nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Do theksuar se dekadën e fundit janë shtuar zërat, kryesisht nga besimi islam,  që prej vitesh janë shprehur kundër këtij kremtimi duke e vlerësuar atë si diçka të imponuar dhe të huaj./GazetaePrizrenit.net/

Disa foto se si ishte kremtimi dje e si në vitin 2019.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 12 persona

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti

Me 2019:

 

Asnjë koment

Comments are closed.