16-09-2021

Më në fund Vuçiç e pranon: S’ka integrim në BE të Serbisë pa njohjen e Kosovës

S’ka integrim në BE të Serbisë pa njohjen e Kosovës!

Presidenti serb e pranoi në konferencën për shtyp me Angela Merkel se dyert e Bashkimit Europian nuk do të hapen për Serbinë pa njohjen e Kosovës.

“Jemi të vetëdijshëm se Kosova është kusht për integrimin evropian të Serbisë. Unë nuk do t’i mohoj njohuritë tona për kushtet e anëtarësimit në BE. Siç dëgjoni nga Prishtina se ata kanë Kushtetutën e tyre, ashtu e kemi edhe ne Kushtetutën tonë, të cilës i përmbahemi. Ne jemi gati për kompromis, për një zgjidhje kompromisi. Nëse pyetemi se a jemi të vetëdijshëm se nuk do të jemi vend anëtar i BE-së përpara zgjidhjes së çështjes, jemi të vetëdijshëm”, deklaroi ai.

Presidenti serb përsëriti se konfliktit të ngrirë i duhet dhënë fund kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës dhe shtoi se është i hapur për dialog dhe zgjidhje kompromisi. “Por nuk duhet të jetë kompromis shkatërrues për Serbinë”, tha Vuçiç.

Deklaratat e Presidenti serb u bënë gjatë konferencës për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Të martën, Merkel viziton Tiranën, ku pritet të takojë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësja e Qeverisë gjermane, Martina Fietz, tha se “përveç bisedimeve dypalëshe, bashkëpunimi rajonal do të jetë një temë e rëndësishme” e udhëtimit dyditor të Merkelit./noa

Asnjë koment

Comments are closed.