Më pak lindje 24-orëshin e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar 9 raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë kësaj radhe për një prijnë vajzat, pasi numri i tyre është pesë, ndërsa katër djem.

Tri nga numri i lindjeve, apo një e treta e tyre janë “cezariane” apo me operim.

Një ditë më parë janë regjistruar tri lindje më shumë apo 12 sosh./GazetaePrizrenit.net/