Me pak ndryshime në formacion, Kosova merr tri pikë të reja në UEFA Nations League
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e dytë në UEFA Nations League për sezonin e ri 2024/25.
“Dardanët” mposhtën si mysafir Lituaninë me rezultatin 1:2, shkruan Indeksonline
Qysh në pjesën e parë ekipi i Franco Foda-s tregoi se kanë udhëtuar për tri pikë në Lituani.
Dhe në minutën e 20’të, Edon Zhegrova shënoi një gol të bukur pas një asisti nga Florent Muslija.
Golin e dytë “Dardanët” e shënuan në minutën e 65’të me anë të Ermal Krasniqit.
Kombëtarja vendase shënoi një gol në minutën e 84’të me anë të Golubickas.
Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në pozitën e dytë, aq sa ka Rumania (6) por që është me një ndeshje më pak.
Kujtojmë që ndeshja e radhës për “Dardanët” zhvillohet të martën ndaj Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.