26-11-2024

Më pak teste e më pak raste me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.010 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 227 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (73 vjeç), Rahovec 1 rast (60 vjeç), Shtime 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 104.042 raste nga 520.744 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.129 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 615 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 91.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.486.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 60 raste, Gjakovë 20 raste, Mitrovicë 18 raste, Gjilan 16 raste, Drenas 14 raste, Podujevë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Pejë 10 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Lipjan 7 raste, Deçan 6 raste, Shtime 6 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Klinë 3 raste, Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kaçanik, Novobërdë, Partesh dhe Skenderaj.

Asnjë koment

Comments are closed.