25-04-2024

“Më tha mi ke borxh 60 euro”, rrëfimi i Arban Abrashit se çka i ndodhi gjatë zgjedhjeve

Sekretari i LDK’së, Arban Abrashi, ka folur rreth një ngjarjeje që i ka ndodhur gjatë fushatës në zgjedhjet e kaluara, raporton Express

Abrashi ka treguar se derisa ishte duke e shfrytëzuar veturën që partia e kishte marrë me qira gjatë fushatës, e që e përdorte kryetari Isa Mustafa.

Ai ka treguar se si është gjendur në një pozitë të vështirë.

“Në zgjedhjet e kaluara, ku kryetari Mustafa për fushatë e ka pasë një veturë tjetër, e ka marrë partia me qira. Unë rastësisht e kam marrë për shfrytëzim veturën, në një prej shkollave ku mbaheshin tubimet, unë shkova pak më herë se zoti Mustafa, vetura ishte me xhama të zi, posa hyra në oborr u lëshuan me muzikë, me fishekzjarrë, me vallëzim, u ndiva në një pozitë shumë të vështirë se çka me bo, pas 2-3 minutave qëndrimi në veturë dola. E fjalia e parë e një aktivisti në lagjen e Muhaxherëve ishte: Mi ke borxh 60 euro, se qaq I kom pagu fishekzjarrët. E këtë s’e kam tregu ma herët”, ka thënë Abrashi në Kanal10./Express/

Asnjë koment

Comments are closed.