Mehmet Loci, e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë
Mehmet Loci, i akuzuari për bashkëpunëtor të aparatit shtetëror serb, e ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë shqiptarë.
Ai tha se nuk është “i shenjtë e as i virgjër” dhe se nuk e pretendon një gjë të tillë.
“Lidhja e duarve për radiator, kurrë se kam apliku… e kam përjetu vetë lidhjen për radiator kur kam ra në burg në 94. Është sot shumë e vështirë të trajtohet një temë kaq e ndjeshme në kuptimin sociologjik dhe psikologjik të familjeve tona… ndiej një obligim a ka mundur ndonjëherë që gërdia ime të më lëshoj, mesiguri që po, a kam qenë në kuptimin e masës represive, që është parapa me rregulloren e punës që mund të ndërmerren masat represive, nuk jam i virgjër dhe nuk jam i shenjtë”, tha ai Dukagjin.
I pyetur se a i ka goditur të burgosurit politikë shqiptarë, ai u përgjigj me “po”./GS