Memorandum mirëkuptimi për disa aktiviteteve, mes gjimnazit “Gjon Buzuku”, KEC-it dhe Komunës së Prizrenit
Sot është nënshkruar një memorandum i mirëkuptimit në mes gjimnazit “Gjon Buzuku”, Qendrës për Arsim të Kosovës ( KEC) dhe Komunës së Prizrenit. Këtë e ka njoftuar, u.d i drejtorit të gjimnazit Jeronim Susuri, i cili në faqen e tij në “facebook”, ndër tjera ka shkruar:
Së bashku me Drejtorin e Arsimit, z. Gani Germizaj, Drejtoreshën e programit ASSET, znj. Valmira Haxhaj Gushlla dhe me të ngarkuarën me punë nga Ambasada Amerikane, znj. Coleen Hyland, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptkmit në mes: Qendrës për Arsim të Kosovës ( KEC), Komunës së Prizrenit dhe Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren për programin ASSET.
Aktivitetet kryesore te ASSET janë:
- Themelimi i qendrave për karier dhe ndërmarrësi në gjimnazin tonë ( blerjen e paisjeve, teknologjisë arsimore për QKN)
- Lidhja e nxënësve me punëdhënës dhe komunitet
- Trajnime për mësimdhënës dhe nxënës të shkollës sonë në fushën e edukimit të karierës dhe ndërmarrësisë.
Sipas MiM të nënshkruar sot, projekti ASSET zgjatë deri në vitin 2022, për të vazhduar së funksionuari nga vetë shkolla.
Financimi: USAID, Komuna e Prizrenit- DKA dhe Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren./GazetaePrizrenit.net