23-04-2024

Dy vjet burgim dhe 700 euro gjobë për vjedhje të rëndë në Prizren

Gjykata Themelore (GJTH) e Prizrenit ka shpallur  aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit me iniciale  A.A. nga Prizreni,  për shkak të  veprës  penale  vjedhje e rëndë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Për këtë GTH ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy ) viteve, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 700 (shtatëqind) euro.

Në aktgjykim, thuhet me datën 14.03.2018 dhe 15.03.2018, në orë të pacaktuar, në Prizren në rrugën “Ukë Bytyqi”, në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” pikërisht në klubin e fitnesit “Poëe Hause”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, merr pasurin e luajtshme  e të dëmtuarit me iniciale Sh.F.

“I dyshuari në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm mos prezencën e të dëmtuarit dhe duke përdorur forcën e hap derën hyrëse të klubit dhe nga aty merr sende me vlerë”, ka njoftuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren Afërdita Kicaj./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.