22-11-2024

Mendim “opozitar” për koronavirusin

Shkruan:  Prim.Dr. AGIM G. ZEQIRI

Mendim “opozitar” për koronavirusin

Të gjithë ata që do ta lexojnë këte tekst, nuk janë mjekë, andaj e pashë të rrugës t’i sqaroj disa detaje.

Virusi futet në qelizën e shëndoshë të organizmit. Në qelizë fut edhe ARN dhe ADN e vet (acidin e vet dezoksi dhe ribo-nukleinik). Qeliza i ka këta dy acide në strukturat e saja dhe tani bëhen nga dy! Në këte moment fillon riprogramimi dhe riprodhimi i qelizës amë (pritëses) dhe ajo tani bëhet gjenerator i prodhimit dhe e shumimit të viruseve.

Çdo qelizë e jona është e lidhur ngushtë me sistemin imunitar. Në rast se një qelizë e organizmit tonë preket, ajo menjëherë jep “alarmin”. Këtë “alarm” e marrin molekula të caktuara, të cilat janë në gjendje që ta analizojnë se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë!

Në momentin kur zbulohet “agresori”, aktivizohet sistemi ynë autoimun, apo vetëmbrojtës, të cilin e kemi të lindur, dhuratë nga i madhi Zot. Ky sistem fillon të prodhojë qeliza të cilat janë në gjendje t’i dallojnë qelizat normale nga ata të modifikuara dhe quhen “qeliza limfocite kujtesore T”. Ata “shenjëzojnë” qelizat e modifikuara dhe më pas mbërrijnë të ashtuquajturat “limfocite vrasëse T”, të cilat futen në çdo qelizë të infektuar dhe vrasin viruset. Mrekulli, apo jo?!

Karakteristikë pothuajse e të gjitha viruseve, përfshirë këtu edhe Covid-19, është se ata tentojnë të vonojnë informimin apo të nderpresin komunikimin (ndërlidhjen) ndërmjet qelizave normale dhe sistemit imunitar. Sa më efikas të jetë ky vonim apo ndërprerje e komunikimit me sistemin imunitar, aq më e rëndë do të jetë pasqyra klinike e pacientit.

Pse atakohen rrugët e frymëmarjes?!

Gripi, fluja, korona dhe shumica e viruseve përhapen nëpërmes spërklave në ajër kështu që me ajrin arrijnë gjer te qelizat e mushkërive dhe aty e fillojnë procesin e riprogamimit dhe riprodhimit – shumimit. Mandej në të njëjtën rrugë dalin, me frymëmarrje të sforcuar (për shkak të temperaturës), kollës, tështimës etj., që të infektojnë ndonjë njeri tjetër dhe kështu fillon zinxhiri i përhapjes së sëmundjes.

Sëmundjet e ndryshme, si ato malinje, AIDS, SOPC, transplanti i organit, e të tjera të ngjashme, e kompromentojnë rëndë sistemin imunitar, kështu që përgjigjja imunologjike e atij organizmi është shumë e zbehtë, ndërsa pasojat janë katastrofike.

Ne si mjekë duhet ta kemi më se të qartë se edhe përforcimi i tepërt i sistemit imunitar nuk është në rregull, për shkak se energjia e tepërt e sistemit imunitar e çon atë të sulmojë qelizat e veta dhe manifestimet janë të ashtuquajturat sëmundjet autoimune.

Nga natyra jam opozitar, sepse të atillë më ka falë i madhi Zot, edhe në shkencë, edhe në politikë, edhe në besim… Nga kjo del që jam absolutisht kundër çdo medikamenti për mjekimin e Covid – 19. E shoh si turp që një mjek, që ka sadopak njohuri në virusologji, t’i qaset antibiotikut, antimalarikut e anti anti pa fund. Virusi futet brenda qelizës sepse edhe në hapësirat ndërmjet qelizave nuk ka jetë. Pyes hapur, se mbase mund edhe të kem harruar ndonjë gjë, se në fund të fundit, unë jam specialist i sëmundjeve të brendshme dhe subspecialist kardiolog, pra jo infektolog apo virusolog, mos di vallë ndokush ndonjë antibiotik apo antimalarik apo… apo… që futet ngabrenda qelizës dhe e vret atë që të mos prodhojë më viruse?! Vaksina shumë e përfolur nuk mjekon, por jepet me qëllim që të stimulojë sistemin imunitar që të prodhojë antitrupa të cilat do të luftojnë virusin. Pra, përsëri baza është te sistemi imunitar. Ajo që ka rëndësi, është se për këtë lloj virusi nuk ka, as nuk do të ketë asnjëherë vaksinë, sepse struktura antigjenike e këtij virusi është shumë jostabile dhe ai (virusi) nga një koronë kalon në koronë tjetër, pra nuk lë imunitet, njësoj si virusi i flusë (ftohjes). Gjatë një viti mund të ftohesh disa here, sepse virusi nuk lë imunitet pas vetes.

Nga kjo del se sistemin imunitar duhet ta sistemojmë sa më mirë e këtë mund ta arrijmë me relaksim maksimal, përdorim të frutave dhe perimeve të freskëta, farërave, drithërave etj., ecja në ajër të pastërt, ushtrime fizike dhe mandej pushim kohëgjatë.

Izolimi dhe karantina janë gabime fatale për popullatën për shumë arsye:

Së pari, eliminohet mundësia e imunizimit pasiv. Nëse na hiqet mundësia e kontaktit me virusin ne do të mbetemi të papërgatitur për kontaktin e mundshëm të radhës dhe atëherë tabloja klinike do të jetë shumë, shumë më e rëndë.

Së dyti: humbasim në gjendjen fizike, e në atë mënyrë përgjigjja jonë imunologjike do të zbehet mjaft. Pas intervenimeve më të rënda në zemër apo diku tjetër, hapi i parë që bëhet është tendenca që pacienti të ngritet sa më para nga shtrati.

Së treti: Hiqet mundësia e aktivizimit të vitaminës D, që ka rol jashtëzakonisht të madh në sistemin imunitar dhe mirëqenien qelizore, të kockave etj.

Së katërti: Kur rrijmë të mbyllur, depresionin e kemi aty! Shëndeti mendor rëndohet dhe kompromentohet. Paraqitet frika, stresohet i gjithë organizmi e në ata situata lirohet hormoni i stresit – kortizoli, i cili ka efekte shkatëruese në tru, zemër, veshka… por më me rëndësi është bllokimi i sistemit imunitar. Kur jemi të mërzitur dhe depresiv nuk tajohet hormoni i lumturisë – serotonina, i cili gjithashtu ka rol në sistemin imunitar, e stimulon atë.

Kjo, të respektuar, nuk ka fund. Ne si mjekë që jemi, shpesh gjendemi në situata shumë të vështira! E dijmë se një medikament është i dëmshëm, por në situata të ndryshme duhet të vendosim a ta japim apo jo, edhe atë shpejt, duke logjikuar me logjikën e një tregtari të mirë.

Dëmi a hajri është më i madh. Edhe këtu mendoj se mjekët ranë pre e politikave dhe përkrahën dëmin e jo hajrin. Kështu, një virus i dobët siç është corona e gjen organizmin me “ushtri” të flejtur dhe të dobësuar dhe ia mer shpirtin njeriut, jo ai vetë, por komplikimet e shumta që ndodhin si psh. pleuropneumonitë, çrregullimet malinje të ritmit të zemrës për shkak të hipoksemisë, pancarditet më rallë, meningjitet etj… Pse them virus i dobët?! Varësisht prej burimeve të mirë informuara, thuhet se 80-90% të të infektuarve janë asimptomatikë. Vdekshmëria nga komplikimet që shkakton ky virus luhatet në mes 0.5-4% të të infektuarve. Po çfarë virusi vdekjeprurës na qenka ky?!

“Të vdesësh nga një sëmundje do të thotë se ajo sëmundje është shkaku i vdekjes. Për shembull një infarkt kardiak është shkak i vdekjes. Nëse ti hidhesh poshtë trenit, trauma është shkaku i vdekjes. Por, nëse ti ke ftohje dhe hidhesh poshtë trenit, ftohja nuk është shkaku i vdekjes”.

Makineria propagandistike, e udhëhequr nga qendra të caktuara, e bën punën e vet. Politikanët e korruptuar e pranuan këtë me dy duar edhe pse ka edhe prej atyre politikanë që me kushtëzime të ndryshme u detyruan ta pranojnë këtë dhe tani jemi këtu ku jemi – në karantinë. Do na vaksinojnë si dele, por jo kundër koronavirusit por me vaksinë për “mass control”. Kjo tani më është temë tjetër.

Inshallah ZOTI i gjithësive do t’ua prishë këto përllogaritje keqbërësve. Amin. /Almakos/

Autori wshtw specialist i sëmundjeve të brendshme dhe Subspecialist – Kardiolog.

Asnjë koment

Comments are closed.