06-07-2020

Thaçi zyrtarisht ia jep mandatin për qeveri të re “cilësdo parti që siguron shumicën në Kuvend

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se pasi të gjitha partitë, pos Vetëvendosjes, janë shprehur pro formimit të Qeverisë së re pa shkuar në zgjedhje, do t’ia japë mandatin atyre që mund të formojnë shumicën parlamentare.
“Si rrjedhojë e diskutimeve, si dhe duke marrë parasysh që të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend, me përjashtim të njërës, janë për formimin e Qeverisë së re, ndodhemi para pyetjes: Si rrjedhojë e vullnetit tuaj që vendi të ketë qeveri të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke respektuar në tërësi dhe përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, do t’i jap mandatarin cilësdo parti që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për të formuar qeverinë e re”, ka thënë ai.Ai ka thënë se nuk e ka në diskrecion të tij që të propozojë vetë kandidat.

Në takimin që ai ka pasur me krerët e partive politike, të gjitha partitë, pos Lëvizjes Vetëvendosje janë shprehur pro formimit të qeverisë së re pa shkuarje në zgjedhje. Teksa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur i gatshëm që partia e tij të sigurojë shumicën për formimin e qeverisë së re, ai i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij do të jetë opozitë. Krerët e AAK-së, Nismës, AKR-së e përfaqësues të partive nga minoritetet janë shprehur pro formimit të qeverisë së re, pa zgjedhje. Të gjithë kanë përmendur pandeminë e koronavirusit si ndër arsyet për shmangie të zgjedhjeve të reja./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.