25-11-2024

Mënyrat që duhen ndjekur, për një rini të përjetshme

10 udhëzime për rininë e përjetshme

Nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar plakjen e përhershme, për fat të keq, por ka mënyra që mund ta bëjmë stilin tonë të jetesës së përditshme më të mirë, apo dhe rutinat tona, që të ndiheni më të rehatshëm, energjik, të shëndetshëm e  më të rinuar. Mund të mos ndiheni sikur jeni njëzet vjet më i vjetër se në të vërtetë – por do të ndjeheni më të ringjallur, për pjesën tjetër të viteve tuaja të jetës. Pra, cilat janë ato mënyra që sjellin ndryshimet? Lexoni këto 10 mënyra për t’i zbuluar!

Qëndroni sa më pozitiv!

Shëndeti emocional është jetik për shëndetin tuaj të përgjithshëm; nëse e nxisni veten drejt mendimeve më pozitive – edhe nëse në fillim është e vështirë – do të ndryshoni shumë. Vetëm kështu, mund të dukeni më simpatikë ndaj atyre që keni përreth, pasi duhet kuptuar që të gjithë kanë jetën e tyre dhe sfidat për t’u përballur. Do të keni edhe më shumë energji për të udhëtuar, apo edhe për të qenë më i arrirë fizikisht dhe mendërisht.

Mbrohuni nga dielli!

Lëkura juaj mund të jetë e papërshtatshme për moshën, nëse nuk jeni kujdesur si duhet. Por kjo nuk do të thotë se duhet të blini gjithnjë kremra – thjesht bëni përpjekje për të mbrojtur lëkurën tuaj. Ekspozimi i tepërt në diell mund të zvogëlojë elasticitetin e lëkurës, shkakton  rrudha dhe njolla dielli. Pra, merrni krem ​​dielli me vete kudo që shkoni – shumica e kremrave të diellit vijnë edhe me përbërës hidratues, të cilat ndihmojnë në shërimin e lëkurës së dëmtuar.

Rivlerësoni marrëdhëniet tuaja!

Diçka që mund të shkaktojë stres të madh në jetën tuaj dhe për këtë arsye edhe plakjen, është fakti se rrethoheni me njerëzit e gabuar. Ndodh që të rriteni rehat me njerëzit përreth, por pa e kuptuar se sa toksikë mund të jenë disa prej tyre. Mendoni pak kohë me veten se çfarë sjellin njerëzit përreth jetës suaj. Nëse ka diçka negative në mënyrë të vazhdueshme, tërhiquni prej tyre. Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar me njerëz, që nuk e përmirësojnë atë.

Hani shëndetshëm!

Ne e kemi përmendur se sa mirë është të dukeni i ri. Shëndeti i mirë mund të përcaktohet nga ajo që hani. Ju vendosni çfarë duhet të hani – kështu që hani ushqime të shëndetshme që përmbajnë lëndë ushqyese për trupin tuaj. Kjo ju bën më të ndërgjegjshëm mendërisht, ju ndihmon të ndjeheni më mirë emocionalisht, të parandaloni sëmundjet gjatë gjithë kohës, i mban flokët dhe lëkurën tuaj të sofistikuara dhe për këtë arsye edhe rinore. Mblidhni të gjitha ushqimet tuaja të preferuara dhe zëvendësoni çdo gjë jo të shëndetshme me ushqime ushqyese dhe të pasura me vitamina, shkruan noa.al.

Vepro, lëviz!

Edhe pse disa ditë mund të jetë e vështirë të bindesh veten e të largohesh nga shtëpia, por të bindesh veten për ta bërë këtë mund të ndryshojë shumë fusha të jetën tënde. Lëvizja qarkullon gjakun tuaj, përmirëson gjendjen shpirtërore, ju ndihmon të humbni peshë dhe rrit produktivitetin.

Aktivizo mendjen!

Ngjashëm me muskujt, mendja duhet të përdoret shpesh dhe duhet siguruar që ajo po mbahet sa më  shëndetshëm. Në vend që të uleni e të mos bëni asgjë, vendosni të lexoni një libër ose të mësoni diçka të re; edhe të flasësh me dikë mund ta mbash mendjen tënde sa më aktive, sesa qëndrimi vetëm, ose shtrirë në shtrat. Kjo do të rrisë forcën e mendjes tuaj, duke e mbajtur atë sa më krijuese dhe aktive.

Jini social!

Në lidhje me të tjerët, sigurohuni që rrethoheni nga njerëzit e duhur sa më shpesh që të jetë e mundur. Duke qenë të izoluar nga shoqëria është vërtetuar se kjo sjell një fillim të hershëm të sëmundjeve të tilla si “Alzheimers” dhe depresioni, çka përgjithësisht mund të zvogëlojë forcën tuaj mendore. Qëndroni të interesuar dhe aktivë me grupet tuaja sociale – bëni gjëra që ju pëlqejnë dhe do të jeni në rrugën e një jete shumë më të lumtur.

Jepini gjumit kohën e mjaftueshme!

Ka raste kur jeni mjaft i zënë, sa mendoni se nuk keni as kohë për të fjetur, por duhet të siguroheni që i keni dhënë kohën e plotë, 7-8 orë edhe gjumit. Gjatë natës, qelizat tuaja rindërtohen dhe riparohen vetë – por ata mund ta bëjnë këtë vetëm nëse jeni në gjumë. Përndryshe, trupi juaj vrapon si një makinë pa gaz.

Ulni nivelin e stresit!

Stresi mund të jetë një nga faktorët kryesorë, kur bëhet fjalë për plakjen. Stresi afatgjatë mund të sjellë probleme shëndetësore si depresioni, ankthi dhe lodhja – të gjitha këto mund të kenë një efekt edhe në pamjen tuaj fizike. Provoni dhe qëndroni të qetë, përqendrohuni në mendimet tuaja për të mbetur pozitivë. Kushtojini kohë vetes suaj, bëni banjë – çfarëdo qoftë tjetër, që kuptoni se ju ndihmon të rehatoheni, pra mos nguroni!

Besoni në të ardhmen tuaj

Është e vështirë ndonjëherë të kuptoni se gjithçka është thjesht e përkohshme. Nëse e urreni punën tuaj, duhet të prisni derisa të ndodhë diçka tjetër më e mirë. Nëse jeni në një marrëdhënie të dështuar, mendoni se do të ketë diçka më mirë që ju pret. Kjo tingëllon klishe por është e vërtetë – e ardhmja juaj është e ndritshme dhe nëse e mbani atë të tillë, ajo do të duket gjithnjë e ndritshme.

Kështu që, ju e keni vetë jetën në dorë. Pavarësisht se në cilën fazë të jetës jeni, zbatimi i këtyre udhëzimeve për stilin e jetës suaj me siguri, që ju mban sa më gjatë në rini. Provojini dhe zbatojini ato gradualisht, edhe nëse ju duken shumë njëherësh – dhe do të shihni rezultatet shumë shpejt./noa.al/GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.