22-11-2024

Meremetohen 15 shkolla dhe nis rregullimi i 14 rrugëve në Malishevë

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, Komuna e Malishevës, është duke e bërë rinovimin e 15 shkollave, të cilat do të jenë të gatshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor 2018-2019.

Meremetimin e shkollave e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha.

Qëllimi i inspektimit të punimeve në meremetimet që janë duke u bërë, ishte që të inspektohen nga afër punimet, cilësia e tyre, si dhe është kërkuar që të mos ketë vonesa gjatë këtyre punimeve, me qëllim që objektet shkollore të jenë të gatshme, për një fillim të mbarë të procesit mësimor.Image

Për meremetim, janë përfshirë 15 objektet shkollore, në të cilat do të kryhen meremetimet e nevojshme, varësisht nga defekt që kanë pësuar ndër vite këto shkolla.

Ndërkaq, në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore brenda qytetit në Malishevës, sot ka filluar rregullimi i 14 rrugëve, të cilat do të shtrohen me kubëza. Të gjitha këto rrugë që kanë filluar të rregullohen, janë brenda lagjeve në Malishevë. Në fillimin e punimeve, ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka uruar banorët e këtyre lagjeve në Malishevë.

“Rregullimi i infrastrukturës brenda qytetit, e në veçanti i asaj rrugore, është prioritet i qeverisjes sonë, dhe do të vazhdoj të mbetet prioritet, pasi qyteti ka nevojë të jetë i rregulluar në tërësi, për shkak të specifikave që ka si qytet dhe si qendër komunale”, ka deklaruar Begaj në fillimin e punimeve në rrugën “Qazim Bajraktari” e cila është njëra prej 14 rrugëve që do të rregullohen.

Sipas drejtorisë së urbanizimit, të gjitha rrugët do të shtrohen me kubëza pasi janë brenda lagjeve dhe të gjitha këto rrugë financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.