Merr flakë vetura me targa të huaja afër Reçanit të Prizrenit
Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Reqan të komunës së Prizrenit, është raportuar se një veturë me targa të huaja ka marrë flakë gjatë lëvizjes.
Policia njoftoi se njësitë e zjarrfikësve dhe policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Hetimet për shkaqet e zjarrit janë në proces.