23-11-2024

Merr fund “paraja e pistë” në Shqipëri: Ja çfarë ndryshimi pritet për makinat luksoze

Nga viti i ardhshëm, kush ka një makinë luksoze në Shqipëri, do të duhet të justifikojë burimin e parave.

Për të vërtetuar se paratë me të cilat është blerë automjeti nuk janë përftuar nga aktivitete të paligjshme, do të krahasohet vlera e makinës me të ardhurat personale që zotëruesi i saj ka pasur.

Ky ballafaqim pasurie nis me personat që kanë detyrim plotësimin e DIVA-s, ku duhet të dorëzojnë këtë deklaratë afro 106 mijë qytetar, nga të cilët 75 mijë kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë. Por ky është vetëm hapi i parë pasi do të ketë edhe ballafaqime të të ardhurave me pasuri të tjera që kanë qytetarët të cilët pas një analize të tatimeve do të vlerësohen me risk.

Brenda këtij viti parashikohet të ngrihet sistemi i hetimit pasuror. Në rastet kur do të gjendet se vlera e automjetit nuk justifikohet, zotëruesi do të çohet për hetim.

Asnjë koment

Comments are closed.