Avokati i njohur, Besnik Berisha ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, pas takimit me delegatët e Komunës së Prizrenit nga të cilët mori bindshëm përkrahje.

I njëjti ka falënderuar secilin për besimin e dhënë, që siç shprehet është “motiv për të shërbyer me nder e përkushtim”.

“Besim i jashtezakonshem, perkrahje e pakushtezuar dhe motiv per te sherbyer me nder e perkushtim! Me perulje ju falenderojme secilin per besimin e dhene!”, ka shkruar ndër tjera ai.

Derisa për nënkryetar të OAK, kandidon Naim Rudari, i cili po ashtu ka marrë mbështetjen nga delegatët prizrenas.

Berisha aktualisht është duke ushtruar pozitën e avokatit.

Në këtë pozitë ai ka pasur disa raste të mëdha të cilat i ka fituar dhe cilësohet ndër avokatët më të suksesshëm në vend.

Gazeta Sinjali