21-11-2024

Mësimdhënësi i sapo pensionuar prizrenas, Kujtim Babuna revoltohet shkaku i mosnjohjes së stazhit të punës

Mësimdhënësi prizrenas, Kujtim Babuna, deri javën e kaluar ishte mësimdhënës në shkollën fillore “Motrat Qiriazi”, prej të cilës u largu në një ceremoni lamtumirëse, të organizuar nga kolektivi.

Ai tash pretendon se po i bëhet e padrejtë pasi me vendimin për pension parcial kontributpagues sipas nenit 8 të Ligjit Nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti i njihet e drejta e penisonit në vlerë 168 euro, nga data 11.04.2024.

Për këtë vendim Babuna, ka thënë se anipse e plotëson kushtin që deri në vitin 1999, duhet pasur minimum 15 vite,ky ka më tepër stazh pune, gati 18 vite e që në total deri në pensionim 43 vite, pasi që ky ligj ka hyrë në fuqi do të jenë në kategorinë e pensionistëve parcial, duke ua hequr gati 50 euro nga ai pension.

“Të jesh shqiptar e të mohosh gjithë atë kontribut që deri dje dhe gjatë kohës derisa ke qenë nxënës dhe student kur ata mësues, arsimtar e profesorët të tu ndoshta nuk kanë pasur as bukë dhe janë detyruar të punojnë punë të ndryshme që ndoshta nuk përkasin profesionit të tyre vetëm e vetëm të mbajnë gjallë edhe familjet e tyre dhe të mbajnë gjallë arsimin shqip përkundër represionit e dhunës të regjimit të atëhershëm serb dhe të qëndrojnë  stoik.

Sot mohohet gjithçka , anipse gëzojnë 15 vite të plota shërbimi stazhi të punës,tash hartohet një skemë e re pensionale krejtësisht e papranueshme dhe diskriminuese dhe gati 100% anti shqiptare dhe anti njerëzore duke shfuqizuar edhe ligjin në fuqi që ka qenë si kusht të kenë 15 vite stazhi deri në vitin 1999.

Tash me një ligj famkeq dhe të lig mohohet ekskluzivisht arsimit shqip duke mos pranuar kinse kanë qenë jo kontribues punëtorët e arsimit, ndaj këta që kanë dalë në pension pasi që ky ligj ka hyrë në fuqi do të jen në kategorinë e pensionistëve parcial duke ua hequr gati 50 euro nga ai pension edhe pse është shumë i ulët.

Tash pyes se si nuk i vret pak ndërgjegjja këtyre krerëve të shtetit e në atë kohë kanë qenë si fëmijë, nxënës e student dhe në këtë mënyrë të diskriminojnë mësuesit e profesorët e tyre.

A thua jemi të barabartë me kolegët tjerë të nacionaliteteve tjera.

Me një shkollë të punësuar gati në të njëjtën vit shkollor, njëri gëzon pensionin e plotë e tjetri gëzon pensionin parcial, ngase njëri është shqiptar e tjetri jo shqiptar, pra mësuesi shqiptar nuk qenka kontributdhënës, ngase ka punuar pa asnjë pagë.

Ky është paradoksi më i madh dikush që thotë: drejtësi,barazi e jo diskriminim.

Apeloj dhe e lus të rishikohet ky ligj dhe të korrigjohet se është shumë i dëmshëm për mësuesit shqiptar.

Unë kurrsesi nuk do të pranoj një vendim të tillë, deri në fund do të kërkoj të drejtën time të mohuar dhe cënuar”, ka thënë ish-mësimdhënësi Babuna.

Asnjë koment

Comments are closed.