06-05-2024

Në Rahovec vidhet filtri për pastrimin e mbeturinave në lum

Në Rahovec është vjedhur filtri që shërben për pastrimin e mbeturinave në lum.

Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, vlera e filtrit është e konsiderueshme.

Rasti është në procedurë hetimore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka deklaruar se më  25.04.2024 rreth orës 10:00 nga banorët e fshatit është njoftuar se në lumin e fshatit mungon filtri (kurthi) i vendosur i cili shërben për pastrimin e mbeturinave në lum. Sipas ankuesit vlera e tij është e konsiderueshme. Rasti ne procedure hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.