Mësohet data ku do të vendoset për pasurinë e “Burdushit”
Nesër është paraparë të mbahet seanca gjyqësore, në të cilin Gjykata Themelore e Prizrenit, do të vendos për shqyrtimin e konfirmimit të ndalimit të përkohshëm( sekuestrimin) të pasurisë së mjekut popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”.
Seanca do të mbahet duke filluar nga ora 13:00, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren për lëshim të urdhrit për ndalim afatgjatë për pasurinë e konfiskuar, në vlerë prej 2.6 milion euro nga “Burdushi”.
“GazetaePrizrenit.net” ka shkruar dy ditë më parë më gjerësisht për rastin:
https://gazetaeprizrenit.net/qendrore/seance-gjyqesore-per-fatin-e-pasurise-se-sekuestruar-te-burdushit-ne-vlere-2-6-milion-euro/