19-05-2024

Balaj ia kujton Haskukës se “Shatërvani” nuk është e tërë komuna

Kuvendarja e PDK-së nga Hasi, Sherife Balaj, përmes disa fotove për rrugët e pa pastruara ia ka kujtuar kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, se paratë e taksapaguesve nuk janë për ta pastruar vetëm qendrën e qytetit, por edhe ato 30 km larg saj, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ajo ka publikuar një foto të rrugës që kalon nëpër fshatin e saj, Dedaj,  përmes të cilës lidhet edhe Lugishta e Hasit.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Balaj ndër të tjera ka shkruar:

“Nuk është befasi ramja e temperaturave dhe reshjet e dëborës, çudi është për Kryetarin dhe menaxheret komunal me dal me i pastru kto rrugë, JO me i lanë në këtë gjendje.

Paratë t’cilat janë nda për pastrimin e rrugëve në Komunën e Prizrenit, nënkupton pastrim dhe mirëmbajtje në raste të tilla me borë gjatë periudhës së dimrit në të gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.

Paratë nuk janë nda me pastru veq SHATËRVANIN por, në rrugët e secilit qytetarë që paguan taksat komunale.

30 km largë Qendrës Spitalore dhe Emergjencës janë këta banorë, lus organet kompetente sa më shpejtë të intervenojnë sepse gjendja mund të keqësohet më shumë”, ka shkruar ajo. /GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Sherife Balaj

Asnjë koment

Comments are closed.