21-05-2024

Messi 1 mijë gola dhe asistime me klube

Lionel Messi me asistimin e sotëm për Sergio Ramos, ka arritur të kontribuojë një mijë gola dhe asistime në karrierën e tij të bujshme.

Messi në sfidën ndaj Nice, shënoi golin e parë dhe asistoi të dytin për Ramos, duke e arritur edhe këtë sukses personal.

Argjentinasi, i cili vetëm pak kohë më parë e fitoi Kupën e Botës, nuk e ka ndërmend të ndalet në thyerjen e rekordeve, pasi duket se këto janë bërë për t’u thyer nga fituesi i shtatëfishtë i Topit të Artë.

Megjithatë, e ardhmja e tij është paksa e turbullt, pasi nuk do e rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Një ofertë prej 400 milionë eurove tashmë i ka ardhur nga Arabia argjentinasit, por i njëjti ka refuzuar.

Një kalim në Barcelonë mbetet i mundur, me zëvendspresidentin e këtij klubi që konfirmoi pak ditë më parë se janë në kontakte me Messin./GS

Asnjë koment

Comments are closed.