26-11-2024

Messi bën prognozën e Botërorit: Ne argjentinasit vetëshpallemi kampionë qysh në fillim, por fusha e lojës…

Leo Messi ka dhënë një intervistë për “Olé” pak ditë para “Katar 2022” dhe sigurisht që Botërori ka qenë boshti i bisedës së sulmuesit, i cili do të kërkojë titullin që dëshiron më shumë, në shansin e tij të fundit. Ylli i PSG-së arrin në një moment të shkëlqyer të formës dhe me besimin e konsoliduar pas fitimit të “Copa America” më 2021.

Për eksperiencën e fituar në Botërorët e kaluar, Messi komenton kështu: “Epo, në të parin isha shumë i ri. Më pëlqeu dhe në të njëjtën kohë kisha pafajësinë dhe mllefin e dëshirës për të luajtur. Nga njëra anë është e mirë pjesëmarrja, nga ana tjetër kam humbur shumë gjëra vetëm duke menduar për të.

Më pas, Botërori 2014, ku dolëm shumë mirë, që ishte një eksperiencë e paharrueshme, ku më pëlqeu shumë dhe ku u bë më e qartë se kurrë që gjëja kryesore dhe e rëndësishme është që të jesh grup i fortë dhe i bashkuar. Kjo në fund të fundit ju çon drejt qëllimit të rëndësishëm.

Sot ndjej shumë ngjashmëri mes këtij grupi dhe atij të vitit 2014 dhe gjithë atij procesi deri në fund të Botërorit. Më duket shumë e ngjashme situata me kohë. Grupi dhe forca mendore mendoj se është shumë e rëndësishme. Më pas mësova si ta nis mirë Kupën e Botës dhe të fitoj ndeshjen e pare. Mendoj se kjo është thelbësore dhe të shënjon shumë për pjesën tjetër të Kupës së Botës”.

Një nga vështirësitë e mëdha që kanë pasur lojtarët argjentinas në ngjarjet e mëdha të fundit është presioni për të fituar. Shumë figura të mëdha janë larguar pa titull dhe kjo ka rënduar herë pas here. Messi foli edhe për këtë çështje të ndërlikuar:

“Në nivel presioni, mendoj se duhet të izolohemi nga gjithçka që njerëzit po përjetojnë. Edhe pse kemi një iluzion të madh, jemi edhe realistë dhe të vetëdijshëm se po kalojmë një kohë të mirë. Në të njëjtën kohë duhet të dimë se është një Botëror, se është shumë e vështirë. Aty ku mblidhen të gjitha detajet, çdo detaj në të njëjtën kohë mund t’ju lërë jashtë një ndeshjeje.

Në një garë si kjo, gjithçka mund të ndodhë. Logjika se ne duhet të kalojmë nga ndeshja e parë në të fundit në të njëjtën mënyrë nuk qëndron gjithmonë. E dimë se duhet të luftojmë, por nuk do të jemi kampionë që në fillim siç mendojmë ne argjentinasit”.

Asnjë koment

Comments are closed.