22-11-2024

Miftaraj: A ka Gjykatë Speciale për këta që po na i ofendojnë heronjtë me përmendore 50 centë

Ehat Miftaraj nga KDI ka ironizuar lidhur me shtatoret e përuruara në Prizren të heronjve kombëtarë, Adem Jasharit dhe Skendërbeut.

“A ka mandat Gjykata Speciale me i ndjek penalisht këta që po na ofendojnë heronjtë kombëtar me këto përmendoret gjithçka 50 centë?”, ka shkruar ai në profilin e tij, përcjell Gazeta Express.

Lidhur me këto shtatore, talljet nuk janë ndalur nëpër rrjetet sociale. Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj kësaj ‘vepre arti’. Mushkolaj ka thënë se komandanti Adem Jashari nuk meriton këso lloj karikature.

Në përurimin e shtatores morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni dhe nipi i komandantit, njëherit edhe kryetar i Skenderajt, Bekim Jashari. /Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.