Mihrija e Naim Abazi, çifti që duhet ndjekur si model
Në emisionin “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca, ishin të ftuar artistët Mihrije Braha dhe bashkëshorti i saj, Naim Abazi. Që në minutat e para, programi u nis me të qeshura dhe epiqëndra e tyre ishin batutat që çifti bënte me njëri tjetrin.
Të dy duhet të zgjidhnin një personazh të njohur për tu martuar. E ndërsa Naimi zgjodhi Mimoza Shkodrën mes shumë batutash me njëri tjetrin, Mihrija u martua me Danin.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte historia e ngjashme me filmin “Propozimi” ku aktores Demi Moore ju ofruan 1 milion dollarë për një natë, por në këtë rast protagoniste ishte Mihrija e cila e kishte refuzuar këtë ofertë. Pasi ajo tregoi këtë, batuta e Naimit shkaktoi shumë të qeshura në studio: “Ja pra me mua ka refuzuar 1 milion dollarë, na humbi edhe lekët ndërsa martohet me Danin për 10 pikë”.
Deri në fund ata treguan qartë që dashuria, besimi, humori dhe mbështetja që i japin njëri-tjetrit i bëjnë të jenë model për tu ndjekur.
Loja me tollumbace që për personazhe të tjerë që nuk e kanë lirshmërinë e tyre do të dukej e papërshtatshme ata i bëri edhe më të dashur për publikun.
Mihrija në lojën “Ndaje ose pije” tregoi që dhurata më e shtrenjtë është makina 29 mijë euro, por nëse i pyesje për kolegë ata zgjodhën të pinin. Ky fakt na tregoi që janë të kujdesshëm me miqtë dhe shumë të çlirët në batuta me njëri tjetrin. Ndoshta kjo është edhe një nga pikat e forta të martesës së tyre./top-channel