24-11-2024

Mijëra protestues para Parlamentit, Basha kërkon rrugë për zgjedhje të lira

Një numër i madh njerëzish janë grumbulluar para selisë së Parlamentit, teksa institucioni më i rëndësishëm i Republikës së Shqipërisë mbrohet nga thuajse tri kordonë policësh.

Ndërkohë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ndodhet ende në selinë blu, teksa po zhvillon një takim me deputetët që kanë firmosur dorëzimin e mandatit, në pritje të protestuesve nga rrethet për të dalë të gjithë bashkë në protestë.

“Sot ne do bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare dhe po sot efekti i parë është rrethimi i parlamentit me tela me gjemba, pra një rregjim ushtarak, pra parlamenti sot ka rënë, ka mbaruar dhe arratia e Edi Ramës nga Tirana. Pra them se edhe pa ardhur masa e madhe popullore që është njoftuar të bashkohet në orën 10.00, portesta me sa duket qartë do të ja arrijë qëllimit. Mandatet do të digjen sot. Parlamenti në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore i ka mbyllur dyert, sepse nuk është më parlament dhe qeveria, për sot, është larguar. Ne, përmes bashkimit qytetar, do të bëjmë të mundur që këto dy ngjarje të rëndësishme sot: mbyllja e parlamentit dhe rrethimi me tela me gjemba ushtarakë dhe largimi i Edi Ramës të mos jenë ngjarje e vetëm një dite, por të kthehen shumë shpejt në zgjidhjen politike dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, një parlamenti nga populli, me popullin dhe për popullin”, u shpreh Basha para fillimit të protestës, raporton TCH.

Asnjë koment

Comments are closed.