06-05-2024

Milot Rashica: Për Shqipërinë

Rashica ka shënuar dy gola në fitoren e Werder kundër Wolfsburg. Ai i festoi golat duke bërë shqiponjën, në shenjë solidarizimi me viktimat që humbën jetën nga tërmeti ditë më parë në Shqipëri.Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar dy gola në Bundesliga kundër Wolfsburgut të dielën, duke ia siguruar tri pikë Werder Bremenit.

Ai realizoi golin e epërsisë për 1-0 në minutën e 13-të dhe në fund, në minutën e 84’, golin e tri pikëve, për rezultatin përfundimtar 3-2.

Rashica, i cili u vlerësua si më i miri i takimit me notën 8.5, i festoi golat duke bërë shqiponjën, në shenjë solidarizimi me viktimat që humbën jetën nga tërmeti ditë më parë në Shqipëri.

“Për Shqipërinë”, shkroi Miloti menjëherë pas ndeshjes në Instagram. /Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.