23-11-2024

Ministri Bytyqi jep një lajm të mirë për mësimdhënësit e viteve të ’90

Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi ka mirëpritur miratimin e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit 1990/99 në Parlamentin e Kosovës.

Pas kësaj, përmes një postim në profilin e tij në  “facebook”, ai  shkroi:

“Urime të gjithë mësimdhënësve të viteve 1990/99!

Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99, sapo u miratua në Kuvendin e Kosovës. Ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve që kemi bërë për këtë Ligj dhe kjo më bën të lumtur pafund.

Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për mësimdhënësit tanë, të cilët janë heronjtë e atyre viteve më të vështira për Kosovën. Do të bëjmë edhe shumë më shumë, sepse mësimdhënësit janë, po ashtu, heronjtë e të sotmes dhe të ardhmes tonë! /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.