Ministri Murati pyetet se a do t’i mbështesë me para familjet që kanë të vdekur nga Covid-19, ja çfarë thotë ai

Deputetja e VV-së , Mirlinda Sadiku ka pyetur ministrin e Financave Hekuran Muratin se a do ti mbështesë ato familje të cilat kanë humbur kryefamiljarët nga Covid-19 ashtu siç kanë premtuar.

“Në masën 3.1 e keni parapa mbështetje për familjet që kanë humbur familjarët. Është fjala për humbjen e familjarëve nga Covid-19 dhe vlera e kësaj mase ka qenë 4 milionë euro. Në Kosovë kanë vdek më shumë se 2000 qytetarë, si do të jetë përfitimi i këtyre familjarëve në formë monetare apo në formë tjetër.”, ka pyetur deputetja.

Ndërkohë ministri Hekuran Murati ka thënë se se të gjithë ata që i kanë humbur familjarët nga Covid-19 do të kenë mbështetje monetare në mënyrë proporcionale.

“Kompensimi ose mbështetja do të jetë në mënyrë monetare dhe do të jetë proporcionale për të gjithë kryefamiljarët e humbur, siç e thash do të bëhet operacionalizimi i masës, i kemi sighuru edhe klistat e personave të cilët kanë qenë viktima të Covid-19”, tha Murati.