Ministria e Brendshme merr një vendim për patentëshoferët ilegalë serbë
Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.
-letërnjoftimin,
-origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,
-certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer,
-dëshmi të pagesës së taksës, dhe
-origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Vendimi hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është valid deri me datën 9 gusht 2024. Ju bëjmë thirrje që në afat sa më të shkurtër të aplikoni për të realizuar të drejtën tuaj” thuhet në njoftim./IO