26-04-2024

Ministria e Kulturës prezanton ambientet e saj në Prizren (foto)

Ministria për Kulturë, Rinisë dhe Sport (MKRS) sot ka prezantuar mjediset e saj në objektin ku ndodhet selia e saj në Prizren, ku së shpejti një pjesë pritet të transferohet, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Prezantimi i tyre është bërë në profilin e MKRS-së. “Ambiente të gatshme për bartjen e një pjese të MKRS-së në qytetin historik. Hapja zyrtare do të realizohet shumë shpejtë”, është shkruar në “facebook”.

Me tej sqarohet se tashmë është çështje ditësh kur në Prizren do të fillojë punën e saj MKRS-ja.

Objekti që do t’i bëjë “konak” dikasterit të parë qeveritar, që ndodhet në qendrën e Prizrenit, në “Shatërvan”,  prej dy muajsh mban tabelën me mbishkrimin e MKRS-së.

Këtu parashihet të zhvendoset një pjesë e kabinetit përfshirë, Departamentin e Inspektoratit, i cili është themeluar këtë vit, Departamentin e Trashëgimisë Kulturore si dhe një pjesë e Departamentit të Kulturës.

Transferimi, që bëhet në përputhje me synimet e ministrisë për të bërë decentralizimin e shërbimeve nëpër të gjitha regjionet e Republikës, pritet të bëhet me një ceremoni./GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Fotografia e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Fotografia e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Asnjë koment

Comments are closed.