13-12-2024

Ministria e Punës ka paguar pensione për të vdekurit dhe për të punësuarit

Mbi një milion euro është dëmi që i është bërë buxhetit të Kosovës gjatë vitit 2018 nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale në procesin e ekzekutimit të skemave të ndryshme pensionale, shkruan sot Koha Ditore.

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit ka gjetur se 1 milion e 166 mijë e 982 euro janë shpërndarë pa bazë ligjore vitin e kaluar.

Sipas ZKA-së, jashtëligjshëm janë paguar 146 mijë e 374 euro për persona që kanë vdekur, 454 mijë e 779 euro për persona të cilët punojnë apo që realizojnë të ardhura personale, dhe 565 mijë e 829 euro për persona që përfitojnë nga më shumë se një skemë pensionale e financuar nga Ministria e Punës.

Të dhënat e Zyrës së Auditorit janë nxjerrë bazuar në krahasimin e të dhënave të Ministrisë së Punës për skemat pensionale dhe ndihmat sociale me të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës dhe të Agjencisë së Regjistrit Civil. (shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Asnjë koment

Comments are closed.