28-11-2024

Ministrit Liburn Aliu i vidhet vetura zyrtare, hajni kapet në kufirin me Shqipërinë

Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, mbrëmë i është vjedhur vetura zyrtare, Audi A3.

Demokracia.com raporton se Aliu sot është intervistuar në mëngjes nga Policia e Kosovës, pas insistimeve që ai të jep deklaratë, pasi që ishte munduar fillimisht që si çështje t’ia linte tërësisht logjistikës që ta menaxhonte.

Sot në mëngjes ishte paraqitur vetë në polici shoferi i ministrit Liburn Aliu, P. Th., i cili kishte deklaruar se mbrëmë rreth orës 22:30-22:45, ministri Liburn Aliu kishte parkuar veturën e tij zyrtare Audi A3, ngjyrë e zezë me targa zyrtare 3Z-***, në parkingun e kësaj ministrie. Ndërsa, në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:30, mësohet se ishte telefonuar edhe përgjegjësi për veturat e kësaj ministrie, B. C. nga ana e Policisë së Kosovës, pasi që në Pikën Kufitare “Qafë e Morinës” ishte ndalur vetura zyrtare e ministrit Liburn Aliu nga ana e zyrtarëve policorë, pas dyshimeve në vozitësin e veturës.

Asnjë koment

Comments are closed.