Ministrja Bajrami: Deri të hënën, të gjitha bizneset do të rimburësohen nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike

Qeveria e Kosovës ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimin e pagave për bizneset aktive.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ka filluar rimburësimi i bizneseve.

Ajo është shprehur se deri të hënën, të gjitha bizneset do të rimburësohen.

“Ne kemi pasur në dispozicion për t’i ndarë 87 milionë euro. Deri tani ne kemi shpenzuar 245.4 milionë euro. Por me vendim të Qeverisë kemi ndarë këto 87 milionë. Të gjitha bizneset do të arrijnë deri të hënën të subvencionohen”, tha ajo në Prime Time.

Lexo edhe:

Asnjë nga 77 rastet e sotme me Covid nga rajoni i Prizrenit