26-04-2024

Miratohet koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Anëtarët e kabinetit qeveritar kanë miratuar koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se koncept-dokumenti ofron analizë të thukët për nevojën e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo ka thënë se me këtë projektligj do të përcaktohen saktë se cilat janë arsyet për konfiskim të pasurisë.

Haxhiu ka thënë se synojnë të formojnë agjenci të pavarur për inicimin e procedurave për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo ka thënë se ky projektligj është i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe përmes shtratit ligjor kthen taksat e qytetarëve në buxhet të shtetit./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.