Mirsad Çollaku u zgjodh kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren
Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren, tashmë ka kryetarin e ri dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv pranë Federatës së Futbollit të Kosovës, Mirsad Çollaku.
Sot është mbajtur, Kuvendi i rregullt zgjedhor i LRF në Prizren, ku nga 24 anëtarë të pranishëm, me 23 vota për dhe 1 abstenim, Çollak është zgjedhur kryetar.
Pas marrjes së detyrës, z. Çollaku, përshëndeti të pranishmit dhe u zotua se do të punoj për avancimin e futbollit prizrenas.
Pas zgjedhjes, shumë sportistë dhe futbolldashës prizrenas e kosovarë, në mesin e të cilëve edhe Adrian Kozniku e kanë uruar kryetarin e sapozgjedhur./GazetaePrizrenit.net