03-12-2024

Mjekët gjermanë kapen duke marrë gjysmë milion euro ryshfet

Nuk janë vetëm mjekët në Kosovë që pranojnë ryshfete nga pacientët, një fenomen i tillë është i përhapur edhe në Gjermani. Policia në Hamburg ka nisur në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit

Policët filluan hetimet një kërkim dhe disa zyra të mjekëve farmaci, një spital dhe në prona private.

Ky është kërkimi më i madh i bërë ndonjëherë në Hamburg, me më shumë se 420 oficerë policie dhe gjashtë prokurorë që morën pjesë në aksion, raportojnë mediat gjermane.

Policia në Hamburg gjithashtu ka nisur në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit një kontroll në ambientet e ‘Citoservis’ me dyshimin për mashtrim me ilaçe kundër kancerit.

“Cytoservice” është një prodhuesi kryesor i infuzioneve të përdorura në terapinë e kancerit.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Krimeve të Biznesit Lidi Ehtering tha se po zhvillohet një hetim kundër 14 personave, përfshirë tre farmacistë, nëntë mjekë dhe dy në pozicione drejtuese në kompani.

Sipas televizionit gjerman ARD, kompania u ka dhënë ryshfet mjekëve.

Që nga janari i vitit 2017, disa mjekë kanë marrë më shumë se gjysmë milion euro nga ‘Citoservice’, ata me këto pare  kanë marrë kredi të pakthyeshme, kanë përdorur automjete luksoze dhe pajisje të tjera, si dhe disa pajisje të blera për praktikën.

‘Citoservice’, nga ana tjetër, u kërkoi mjekëve t’u përshkruajnë pacientëve infuzionet e prodhuara nga ajo kompani.

Në terapinë e kancerit, mjekët vendosin se në cilat farmaci speciale mund të rekomandohen pacientët që të blejnë infuzione me recetat e tyre.

Një terapi kushton deri në 100,000 euro.

Recetat si këto janë shumë fitimprurëse për farmacitë dhe prodhuesit e ilaçeve, kështu që ato quhen edhe “ari farmaceutik” në industrinë farmaceutike. /GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.