06-07-2020

Mjekët në SHBA gjejnë mënyrën për t’i bërë pacientët me COVID-19 të ndihen më të qetë

Kur pacientët shtrihen në spital për COVID-19, atyre s’ju lejohet të kenë asnjë vizitor. Mjekët, infermierët dhe profesionistët tjerë shëndetësorë mbajnë distancën, dhe ndërveprojnë me ta vetëm nën shtresa të pajisjeve për mbrojtje personale. Dhe këtu ndihet menjëherë mungesa e lidhjes njerëzore.

Por, punëtorët shëndetësorë kanë dalë me një mënyrë të mençur për t’i ndihmuar pacientët me COVID-19 që të ndihen më pak të izoluar. Pajisjet e tyre mbrojtëse ua mbulojnë tërësisht atyre fytyrat, duke mos mundur t’u japin atyre të paktën një buzëqeshje, raporton “Insider”.

Dhe kështu, ata nisën të bartin etiketa me emrat e tyre, bashkë me nga një fotografi të tyren të lumtur.

Image

“Dje u ndjeva keq për pacientët e mi kur hyja në dhomë me fytyrën time të mbuluar”, tha përmes një postimi në Instagram, Robertino Rodriguez, terapist respirator në Spitalin “Scripps Mercy” në San Diego, Kalifornia. “Një buzëqeshje siguruese bën dallim të madh tek pacientët e frikësuar. Prandaj sot shtypa një bexh të madh në mënyrë që pacientët e mi të shohin një buzëqeshje siguruese dhe ngushëlluese”, transmeton KOHA.

Edhe punëtorë tjerë shëndetësorë nëpër qytete tjera kanë nisur të bartin fotot e tyre mbi rrobat e tyre të sigurisë.

“E pash këtë ide në Instagram dhe mu duk mënyrë e mrekullueshme për t’ua lehtësuar paksa pacientëve tanë në këtë kohë stresuese”, tha Derek DeVault, infermier në Los Anxhelos.

Dr. Joseph Varon, shef i mjekësisë në Qendrën Mjekësore “United Memorial” në Houston, bart me vete një fotografi të veten të ngjitur për rrobash kur flet me pacientët. Edhe stafi aty bëjnë njëjtë. Varon beson se t’u japësh pacientëve shpresë përmes një fytyre miqësore është “50% e betejës.

Asnjë koment

Comments are closed.