03-12-2024

Mjekja nga Prizreni bëhet anëtare e VV-së

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bër të ditur se gjinekologia, Drita Kabashi është bërë anëtare e kësaj partie.

Kurti tha se Kabashi është nga të paktat gjinekologe në Kosovë që trajton gjinekologjinë e fëmijëve si dhe sëmundjet psikosomatike.

“Nga viti 2013, Drita u rikthye në Kosovë për të ushtruar profesionin e saj këtu. Dhe, tash ajo ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila është drita që do ta flakë errësirën politike e cila po i ngulfatë profesionistët tanë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.