23-11-2024

Mjeku nga Dragashi vdiq si pasojë e COVID-19

Mjeku nga Dragashi, Mynafir Beshiri, ka ndërruar jetë sot, ai njëheri ishte edhe aktivist i Degës së LDK-së atje, transmeton Klan Kosova.

Nga Oda e Mjekëve të Kosovës bëjnë të ditur se Beshiri ishte i prekur me COVID-19.

“Dr. Beshiri i ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF Dragash. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e OMK-së.

Ngushëllime për vdekjen e mjekut ka shprehur edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Lexo edhe:

Hallakamë në arsimin e Prizrenit, drejtori i shfmu në Arbanë e bën “përrallë” drejtoreshën e Arsimit, Vezhgishi

Asnjë koment

Comments are closed.