Mjet eksploziv në oborrin e një shtëpie në Gjinoc të Suharekës
Një person nga fshati Gjinoc i Suharekës ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar në oborr të shtëpisë ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Në raportin policore, thuhet se rasti është paraqitur dje, ndërsa njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa ekipi për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar .