05-05-2024

Mjet eksploziv në oborrin e një shtëpie në Gjinoc të Suharekës

Një person nga fshati Gjinoc i Suharekës ka raportuar në polici se derisa  ishte duke  punuar në  oborr të shtëpisë ka hasur në një mjet të dyshuar  shpërthyes, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin policore, thuhet se rasti është paraqitur dje, ndërsa njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa ekipi për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar .

Asnjë koment

Comments are closed.