23-11-2024

MKRS-ja do të ndajë 500 mijë euro për stadiumin “Përparim Thaçi”

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi vizitën në Prizren e ka vazhduar me inspektimin e Stadiumit të qytetit “Përparim Thaçi”.

 Dumoshi tha se këtë vit kanë paraparë ndajren e 500 mijë eurove në vazhdimin e punimeve. Kurse shprehu interesim që punët të kryhen më shpejtë pasi në këtë projekt pati zvarritje.

Kurse, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se ky projekt ka pasur disa probleme qysh nga fillimi por që e kanë rishikuar dhe tani do të vazhdojnë që të merren me mbulesën e stadiumit si dhe me  ndërtimin e zhveshtores.

Kurse, Qemajl Krasniqi kryetar i Klubit “Iliria”,  këkroi që ky projekt të përfundojë sa më shpejtë pasi ka pasur shumë zvarritje.

Asnjë koment

Comments are closed.