23-11-2024

Molliqaj: Glauk Konjufca ishte një vit në SHIK

Një përplasje e ashpër ndodhi para disa çastësh në seancë, ndërmjet deputetit të PSD-së Dardan Molliqaj dhe deputetit Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.

Molliqaj i tha Konjufcës të bëhet i guximshëm dhe të dalë të tregojë publikisht se një vit ka punuar në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

Deputeti i PSD-së theksoi se një javë para se të dalë nga ish-partia e kishte marrë vesh për këtë, transmeton Indeksonline.

“Unë ftojë Glaukun, me marrë guximin dhe me tregu të vërtetën. Mos me u fsheh si shefi i tij. Me tregu qysh një vjet ka punu në Shërbimin Informativ të Kosovës. Me marrë guximin dhe me tregu se kur u kon SHIK, Konjufca nuk ka qenë në VV. S’ka pas guxim me tregu se ku ka punu një vit. Unë tek një javë kur kam dalë nga VV e kam kuptu”, ka thënë Molliqaj, raporton Indeksonline.

Ndërsa, Konjufca në replikën e tij ka thënë se i pranon pretendimet e Dardanit, vetëm nëse ka argument apo fakt për shpifje.

Ndërsa, kryeparlementari Veseli ka ftuar të rikthehen në temë e që është projektligji për dialogun./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.