02-12-2024

Momentet historike kur trupat gjermane hynë në Prizren (VIDEO)

Agjencia e lajmeve AP ka të publikuara pamjet në arkivat e saja të hyrjes së trupave gjermane në Kosovë.

Trupat kaluan nëpër qytetin e Kukësit ku atje u pritën me brohorima nga vendasit.

Më vonë trupat u futën në qytetin e Prizrenit. Mijëra shqiptarë kishin dalë në pritje të trupave çlirimtare dhe gëzimi në fytyrat e tyre ishte i papërshkrueshëm.

Trupat u futën me tanke, personal të armatosur, makineri të rëndë dhe me pajisje tjera ushtarake.

Një tjetër kontigjent gjerman erdhi më vonë nga Maqedonia në Prizren. Ky ishte fillimi i vendosjes së trupave ushtarake ndërkombëtare në territorin e Kosovës./Gazeta Express/GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.