27-07-2024

Momenti i vetëdorëzimit të autorit A. Mërnica, që vrau policin në Fier

Momenti i vetëdorëzimit të autori i vrasjes së policit 28-vjeçar të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliaj.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News shihet se Mërnica hipën në një automjet të policisë për t’u drejtuar në Drejtorinë e Policisë së Fierit.

Mërnica fshihej në një banesë në fshatin Dërmenas, ku më pas shkuan forcat RENEA, pas negociatave nga babai dhe daja i tij, për ta dorëzuar. Mërnica ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga policia, pasi ai u arratis nga vendi ku ndodhi ngjarja, në fshatin Baltëz të Fierit.

Policia e kishte lokalizuar dhe i kishte thënë familjarëve të Azgan Mërnicës që të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej.

Këtë të mërkurë, Cenaliaj u përcoll për në banesën e fundit. Homazhet për të u zhvilluan në Teatrin “Bylis” në Fier.

Dyshohet, se Novruz Cenaliaj 28 vjeç, veshur me uniformën e policit pati një konflikt të momentit me Azgan Mernicën.

Dy të rinjtë, banues në të njejtin fshat, u konfliktuan verbalisht dhe më pas fizikisht për kalimin në rrugën e ngushtë që po përshkonin me makinë.

Gjatë konfrontimit, 23 vjeçari e ka qëlluar me një plumb në kokë efektivin duke i shkaktuar vdekjen./abcnews.a

Asnjë koment

Comments are closed.