19-04-2024

Momenti kur hoxha dëgjoi zërin e Amserës nën gërmadha në tragjedinë e Restelicës së Dragashit (Video)

Amsera Reka, e cila atë ditë humbi dy prindërit dhe vëllanë dyvjeçar, u shpëtua nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, pasi që hoxha i fshatit, Shaban Haxhi, insistoi që kjo familja ka katër anëtarë dhe po dëgjonte një zë fëmije që ishte ende gjallë nën gërmadha.

Edhe pse me mjete primitive, Haxhi dëgjoi zëri e Amserës. Ai iu kishte shpjeguar pjesëtarëve të FSK-së se nga po vinte zëri, e pas largimit të gurëve të fundit dhe betoneve, 6-vjeçarja u nxor e gjallë.

 

Nëna e saj e kishte kapur në gji vajzën dhe pllaka e betonit nuk kishte arritur ta godiste, në këtë mënyrë ajo kishte shpëtuar.

 

Haxhi kishte thënë atëherë se kishte dëgjuar zërin e vajzës përmes një gypi.

Amsera momentalisht jeton në Itali te disa të afërm të saj.

Sot mbushen tetë vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të borës kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familje.

Asnjë koment

Comments are closed.